Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vdiq në Shqipëri ish-ambasadori gjerman, Werner Daum

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, ka vdekur në këtë vend në moshën 82-vjeçare.

Siç raportohet, ai u gjet i pajetë në dhomën e tij të hotelit, ndërsa kishte marrë pjesë pak ditë më parë në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo, në Kavajë, shkruan A2 CNN.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Werner Daum shërbeu si ambasador i Gjermanisë në Tiranë nga viti 1987 deri në 1990. Gjatë kësaj kohe, ai hapi dyert e ambasadës gjermane për shqiptarët që kërkonin arratisjen nga regjimi komunist, një veprim që e bëri në kundërshtim të plotë me udhëzimet zyrtare të qeverisë së tij.

Në një intervistë të mëvonshme, Daum rrëfeu se e pati marrë këtë vendim me vetëdije të plotë, pasi e kuptonte që një eksod masiv i shqiptarëve do të përshpejtonte rënien e diktaturës.

Gjatë vizitës në Bashkinë e Kavajës, ish-ambasadori Werner Daum u nderua me një Certifikatë Mirënjohjeje nga kryetari Fisnik Qosja, për kontributin e tij në momentet historike të vitit 1990.

Daum kujtoi se ishte në Shqipëri nga 1987 deri në korrik 1990, kur ambasada gjermane u shemb fizikisht dhe simbolikisht. Megjithatë, ai tha se ajo periudhë shënoi lindjen e lirisë në Shqipëri, një ndryshim që nuk erdhi nga jashtë, por nga vetë shqiptarët, veçanërisht të rinjtë dhe intelektualët.