Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sportingu fitoi titullin e 19-të për të cilin priti 19 vjet

Sportingu është kampion i Portugalisë për edicionin 2020/2021.

Sportingu titullin e siguroi të martën mbrëma pas fitores 1:0 ndaj Boavistas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Paulinho shënoi golin e fitores në minutën e 36-të. Pas xhiros së 32-të të kampionatit portugez, Sportingu i ka 82 pikë, tetë më shumë se Porto.

Për Sportingun është titulli i 19-të në histori. Është klubi i tretë më i suksesshëm pas Benficas me 37 tituj dhe Portos me 29.

Për titullin e 19-të, Sportingu ka pritur 19 vjet.

Titullin e kaluar e kishte fituar në vitin 2002.