Mbrojtësi i krahut të djathtë, spanjolli Hector Bellerin do të jetë njëri prej lojtarëve të parë që do të largohet nga skuadra e Arsenalit gjatë kësaj vere. Kështu, ka raportuar të martën tabloidi anglez “The Sun”.
Mësohet se edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e Bellerinit, të cilin klubi e vlerëson rreth 25 milionë euro. Bellerin 26-vjeçar ka kontratë me skuadrën londineze deri në vitin 2023 kurse këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asistime në 34 ndeshje në të gjitha garat. Interesim për Bellerinin, thuhet se tashmë kanë treguar Milani dhe Paris Saint-Germaini