Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë, Serge Aurier ka raportuar të martën sajti i talian “Calciomercato”.
Aurier pritet të largohet nga Tottenhami pas përfundimit të këtij sezoni dhe Milani është i gatshëm të ofrojë rreth dhjetë milionë euro për transferimin e tij. Ai shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen dhe pëlqehet nga trajneri Stefano Pioli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAurier këtë edicion nuk ka pasur hapësirë të madhe te Tottenhami pasi ka regjistruar 27 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar dy gola dhe asistuar tri herë. Ai është kapiten i Përfaqësueses së Bregut të Fildishtë dhe ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin e ardhshëm. Krahas Milanit, interesim për Aurierin kanë shfaqur edhe Real Madridi e Paris Saint-Germaini.