Barcelona dhe Atletico kanë barazuar pa gola në kryendeshjen e javës së 35-të në La Liga, rezultat ky që i shkon më shumë përshtati Real Madridit.
Të dyja ekipet zhvilluan një ndeshje të baraspeshuar, ku rastet nuk munguan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendasve iu anulua një gol për pozicion jashtë loje, kur Araujo arriti të mposhte Oblakun me kokë. Skuadra e Simeones ndërkohë rrezikoi disa herë përmes Suarezit e Carrascos, por pa arritur të gjente golin.
Ky barazim e lë në vend të parë Atleticon me 77 pikë, ndërsa Barcelona në vendin e dytë me 75 pikë. Real Madridi, që të dielën luan me Sevillën, ka 74 pikë në vendin e tretë. Në rast fitore, Los Blancos do ta rrëmbejnë vendin e parë, kur kanë mbetur tri xhiro deri në fund.