Sport

Përfaqësuesja e hendbollit përfiton grantin e IOC-së prej 80 mijë dollarë

 

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur mbrëmë, ka përzgjedhur përfaqësuesen, e cila do të mbështetet me grantin ekipor (Team Support Grant) nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Granti do të ndahet për përfaqësuesen e hendbollit, konkurrenca e meshkujve, ndërsa vlera e përfitimit për katër vitet e ardhshme në total është 60 – 80 mijë dollarë.