Sport

Trajneri i Besës i kënaqur vetëm me pjesën e parë

Trajneri i Besës, Leotrim Krasniqi, ka thënë se i kënaqur me skuadrën e tij në këtë duel ka qenë vetëm në pjesën e parë. Besa në pushim mes pjesëve ndaj Prishtinës shkoi me një gol disavantazh, ndërsa në pjesëlojën e dytë pranoi dy gola.

“Jam i kënaqur me ekipin në pjesën e parë. Patëm raste për të shënuar gol, nxorëm rrjedhshëm topin nga prapa, dolëm mirë përpara. Goli i dytë ekipin tonë e dëmtoi jashtëzakonisht shumë dhe ishte e vështirë të ktheheshim në lojë”, tha Krasniqi në deklaratën e tij pas ndeshjes.