Sport

Ruben Dias, lojtar i ndeshjes

Mbrojtësi i qendrës i Manchester Cityt, Ruben Dias, është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj PSG-së. Vendimi është i një komisioni teknik të UEFA-s.

Sipas UEFA-s, Dias ka mbajtur Cityn në lojë në disa raste.

“Ai ka shfaqur lidership të jashtëzakonshëm dhe aftësi organizative në mbrojtje. Ai ka ndërtuar sigurt lojën dhe ka bërë shumë ndërhyrje vendimtare, bllokime dhe largime të topit”, ka thënë Gareth Southgate i komisionit teknik të UEFA-s.