Sport

Sarri në bisedime me Tottenhamin dhe Arsenalin

Maurizio Sarri mund të rikthehet në Premier League.

“Football Italia” mëson se trajneri italian është në bisedime me Tottenhamin dhe Arsenalin.

Bëhet e ditur se Tottenhami kishte nisur bisedimet me Sarrin me të njoftuar për shkarkimin e Jose Mourinos në muajin e kaluar.

Po ashtu, raportohet se edhe Arsenali po mundohet ta bind Sarrin që të marr drejtimin e skuadrës londineze, pasi trajneri aktual i Arsenalit, Mikel Arteta, pritet të largohet në fund të sezonit.

Sarri ka përvojë në futbollin anglez, pasi e ka drejtuar Chelsean, ku kishte arritur ta fitojë Ligën e Evropës.

Sarri ka kontratë me Juventusin deri qershor të vitit 2022 dhe për t’u emëruar në krye të ndonjë skuadre duhet të lirohet nga “Zonja e Vjetër”, e cila mund të kërkojë dëmshpërblim për ta lënë të lirë trajnerin italian.

Juventusi kishte mundësi që ta përfundonte marrëveshjen me Sarrin deri në fund të prillit, duke paguar 2.5 milionë euro nga 6 milionë sa i takojnë në total, gjë të cilën nuk e ka bërë.