Sport

Liderët botërorë kundër formimit të Superligës Evropiane

FOTO: AP
 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, janë bërë liderët e parë botërorë që kanë reaguar në lidhje me formimin e Superligës Evropiane. Të dy janë kundër kësaj ideje.

Presidenti francez e konsideron atë "një kërcënim ndaj parimit të solidaritetit dhe meritës sportive". Si pasojë, "shteti Francez do të mbështesë çdo iniciativë të Lidhjes Profesionale të Futbollit, Federatës Franceze të Futbollit, UEFA-s dhe FIFA-s për të mbrojtur integritetin e garave të federatës kombëtare dhe evropiane".