Sport

Selmani asiston në fitoren e Hammarbyt

Astrit Selmani ka asistuar te goli i dytë në fitoren e skuadrës së tij Hammarby ndaj Mjallby me rezultatin 2:0.

Golin e parë vendasit e shënuan në minutën e 45-të nga Amo.

Në pjesën e dytë nikoqirët ngritën epërsinë në 2:0 me Lewingson në minutën e 75-të pas asistimit të Selmanit.

24-vjeçari këtë edicion në shtatë paraqitje në të gjitha garat ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asistime.