Xhudistja Laura Fazliu e ka nisur me sukses Evropianin që po mbahet në Lisbonë. Në kuadër të xhiros së parë të kategorisë deri 63 kilogramë, Fazliu e mposhti gjermanen Dena Pohl.
Fazliu realizoi “Ippon” për më pak se dy minuta. Në xhiron e dytë ajo takohet me holandezen Juul Franseen.
Dje në Evropian, Distria Krasniqi fitoi medalje të artë e Nora Gjakova të bronztë.