Sulmuesi i krahut, Veton Tusha ka shënuar gol për Denizlisporin që ka pësuar humbje në udhëtim nga Alanyaspori 3:2.
Ndeshja e luajtur të hënën, i takoi xhiros së 33-të të Superligës së Turqisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTusha në këtë ndeshje ishte titullar dhe luajti për 65 minuta. Ai e shënoi golin në minutën e 51-të, duke dyfishuar epërsinë e Denizlisporit por që në fund pësoi humbje.
Për Tushën, ky ishte goli i dytë në pesë paraqitje në elitën e futbollit të Turqisë.
Denizlispori është në pozitën e fundit në tabelë me 26 pikë të mbledhura.