Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi është inkuadruar në minutën e 78-të te Schalke që mposhti Augsburgun me rezultat minimal, 1:0.
Madje, për Mustafin ishte edhe fitorja e parë në Bundesligë prej se u trasnferua te Schalke. Ndeshja Schalke – Augsburg u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së 28-të të elitës së futbollit gjerman.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe gjithë fitoren, Schalke mbetet me pak gjasa për të mbijetuar në Bundesligë. Zë vendin e fundit me 13 pikë. Ndërkohë rezervist ka qenë edhe Elvis Rexhbeçaj.
Skuadra e tij Koelni të dielën humbi në shtëpi nga Mainzi me rezultatin 3:2. Rexhbeçaj në këtë takim u inkuadrua në minutën e 69-të. Edhe Koelni është në luftë për mbijetesë. Zë vendin e parafundit (17) me 23 pikë.