Qendërmbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, mori një pikë me Schalken të premten në mbrëmje pasi barazoi me Mainzin. Mustafi luajti në tërë ndeshjen, ndërsa skuadra e tij bën pikë dyshifrore në edicionin aktual. Është në vendin e fundit me 10 pikë, ndërsa Mainzi, dy pozita më lartë me 18 pikë.
Takimi i xhiros së 24-të në Bundesligën e Gjermanisë, që u zhvillua në Veltins Arena në Gelsenkirchen, përfundoi pa gola.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri Dimitrios Grammozis debutoi me Schalken, por mori vetëm një barazim, që për Schalken mund të jetë i vlefshëm pasi po lufton për mbetje në elitën e futbollit gjerman.
Mainzi ishte më i mirë në këtë duel me 18 tentime për shënim, në krahasim me Schalken që i pati vetëm dy. Schalke mbetet me vetëm një fitore këtë sezon.