Llapi është duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1 skuadrën e Arbërisë, në kuadër të xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës.
Skuadra e Tahir Batatinës është në epërsi falë moskujdesit nga ana e lojtarëve kundërshtarë, që shënuan tre herë këtë takim, dy herë autogol dhe një herë në portën e Llapit.
Kreshnik Bahtiri shënoi dy herë në portën e vet, ndërsa Marclei realizoi aty ku duhet, për rezultatin përfundimtar të pjesës së parë 2:1.