Sport

Nisin spekulimet për shitjen e Rashicës

Descriptive Text

Werder Bremeni pritet që në verë ta largojë Milot Rashicën dhe të përfitojë sa më shumë para nga shitja e tij, shkruan gazeta e madhe gjermane “Bild”.

Klubi gjerman dëshiron ta shesë sulmuesin e krahut, 24-vjeçarin Rashica, me çmim sa më të volitshëm.

Kontrata e Rashicës përfundon në qershor të vitit 2022.

Werderi sipas gazetës gjermane, do t’i dëgjojë të gjitha ofertat për Rashicën. Në muajt e fundit, Aston Villa është raportuar se e ka interesimin më të madh për reprezentuesin e Kosovës, që në edicionin aktual në Bundesligë ka shënuar 5 asistime në 15 ndeshje.