Werder Bremeni pritet që në verë ta largojë Milot Rashicën dhe të përfitojë sa më shumë para nga shitja e tij, shkruan gazeta e madhe gjermane “Bild”.
Klubi gjerman dëshiron ta shesë sulmuesin e krahut, 24-vjeçarin Rashica, me çmim sa më të volitshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKontrata e Rashicës përfundon në qershor të vitit 2022.
Werderi sipas gazetës gjermane, do t’i dëgjojë të gjitha ofertat për Rashicën. Në muajt e fundit, Aston Villa është raportuar se e ka interesimin më të madh për reprezentuesin e Kosovës, që në edicionin aktual në Bundesligë ka shënuar 5 asistime në 15 ndeshje.