Sport

Rumunët nuk po mund ta pranojnë humbjen nga Kosova, kërkohet dorëheqja e gjithë Federatës

Drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Rumanisë janë në presion të madh nga komuniteti sportiv në këtë vend, pasi Përfaqësuesja e Kosovës e mposhti bindshëm atë të Rumanisë, të dielën mbrëma. Ndeshja e fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2022” përfundoi 30:25 në të mirë të Kosovës. Ndeshja e luajtur në Bukuresht u dominua nga lojtarët e Kosovës. Ndeshjen në fakt e nisën më mirë vendasit, por nuk vonoi shumë para se lojtarët e Kosovës të kalonin në epërsi dhe të udhëhiqnin deri në fund.

Rumania kishte fituar me mbi dhjetë gola dallim tri sfidat e para me Kosovën. Të mërkurën e kaluar ndeshja në Prishtinë përfundoi me rezultat të barabartë, ndërsa të dielën Kosova mori pikët në Rumani. Tani Kosova ka gjasa reale për kualifikim historik në Evropian.