Sport

Ballkani barazon me Dritën

Ballkani barazon me Dritën
 

Derbi i xhiros së 25 të Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Ballkanit dhe Dritës ka përfunduar pa fitues. Dueli i luajtur të dielën në stadiumin e qytetit të Suharekës, ka përfunduar pa gola.

Skuadra e Ballkanit e ka përfunduar ndeshjen me një futbollist më pak pasi në minutën e 81-të është larguar nga loja qendërmbrojtësi Egzon Sinani.