Manchester City nuk po e ka ndërmend të heqë dorë nga transferimi i sulmuesit të Interit, Romelu Lukaku këtë verë.
Mediumet angleze kanë raportuar të martën se drejtuesit e Cityt janë të gatshëm të ofrojnë dëmshpërblim deri në 100 milionë euro për ta bindur Interin në lirimin e Lukakut, i cili po shkëlqen këtë sezon me fanellën e ekipit italian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe City po e shohin Lukakun si pasardhës të denjë të Sergio Agueros, i cili pritet të largohet në fund të sezonit kur edhe i skadon kontrata.
Sulmuesi belg ka shënuar 24 gola dhe ka bërë shtatë asistime këtë sezon në 33 ndeshje në të gjitha garat për Interin.
Lukaku iu bashkua Interit për 75 milionë euro në vitin 2019 nga Manchester Unitedi. Ai me ekipin nga Serie A, ka kontratë deri në vitin 2024.