Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aliti firmos kontratë afatgjate te Zuerichu

Fidan Aliti do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit të Zureichut. Mbrojtësi kosovar ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, e cila do ta mbajë te klubi zviceran deri në vitin 2023.

Aliti ishte i huazuar nga Kalmari me të drejtë blerjeje në fund të sezonit. Klubi zviceran ka bërë të ditur se ka shfrytëzuar mundësinë e blerjes së kartonit të lojtarit, por nuk ka bërë të ditur detajet e marrëveshjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aliti këtë sezon ka qenë lojtari me më së shumti ndeshje të zhvilluara te Zureichu.

Ai këtë sezon ka bërë 21 paraqitje duke kontribuar edhe me një gol.