Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Beshiktashi interesohet për Alitin

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Fidan Aliti mund ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit të Turqisë. Interesim për mbrojtësin kosovar ka shprehur skuadra e Beshiktashit, njofton të dielën gazeta “Hurriyet”.

Nënkryetari i Beshiktashit, Emre Kocadag u ka rekomanduar drejtuesve tjerë të klubit që të nisin negociatat me Alitin. Aliti 27-vjeçar është pjesë e Zuerichut, ndërsa këtë edicion ka luajtur 32 ndeshje dhe ka shënuar një gol në Superligën e Zvicrës.