Sport

Interi fiton derbin me Atalantan, ruan distancën e pikëve me Milanin

Interi fiton derbin me Atalantan, ruan distancën e pikëve me Milanin
 

Një gol i Milan Skriniarit ka vendosur derbin e Serie A në mes të Interit dhe Atalantas. Ndeshja e luajtur të hënën mbrëma përfundoi 1:0 në të mirë të Interit.

Skriniar shënoi golin e vetëm në minutën e 54-t, pas asistimit të Alessandro Bastonit. Ashtu si pritej, Interi ka pasur telashe për të thyer Atalantan. Por goli i sllovakut e bëri dallimin. Fitorja e Interit është me shumë peshë në garën për titull të kampionit.