Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ademi nuk e përjashton mundësinë të kandidojë edhe për një mandat në krye të FFK-së

Agim Ademi

Agim Ademi nuk e përjashton mundësinë që të kandidojë edhe për një mandat në krye të FFK-së.

Ademi ka edhe një vit e tre muaj mandat si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Unë kam edhe një vit mandat, deri në korrik të 2022, më pastaj te shohim nëse kam çfarë të jap në futboll ose nëse jam produktiv faktikisht për futbollin dhe jam i dobishëm për futbollin sigurisht që po. Deri atëherë nuk e di, por unë nuk jam tip që dua të qëndrojë në karrige me çdo kusht, por unë jam tip që aty ku qëndroj faktikisht dua ta meritoj”, ka thënë Ademi në intervistë për KosovaPress.

Ademi sërish ka mohuar se ka pasur një përleshje fizike mes tij dhe sekretarit të përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihu.