Manchester Unitedi e ka fituar derbin e qytetit kundër Manchester Cityt me rezultat 2:0, në duelin e zhvilluar në “Etihad”.
Unitedi ia ka shkaktuar humbjen e parë Cityt pas 28 ndeshjeve pa disfatë në të gjitha garat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMan City kishte 21 fitore rresht, prej tyre 15-të në Premier League, seri kjo që tashmë është ndërprerë.
Golat e fitores për Manchester Unitedin i shënuan, Bruno Fernandes nga penalltia në minutën 2-të dhe Luke Shaw në të 50-tën.
Me këtë fitore, Unitedi ka 54 pikë në vendin e dytë, 11-të më pak se City që vazhdon të mbetet lider.