Sport

Messi voton për presidentin e ri të Barcelonës

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, e ka ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjen e presidentit të ri të klubit. Ai e ka bërë atë të shoqëruar nga djali i tij Thiago.

E ardhmja e argjentinasit ka qenë një nga premtimet kryesore të fushatës elektorale nga kandidatët për president, raporton Marca.

Sipas të dhënave të siguruara nga klubi i Barcelonës, deri në orën 12:00 kanë votuar gjithsej 31,454 anëtarë ose 28.52 për qind.

Joan Laporta, Victor Font dhe Toni Freixa janë tre kandidatët në garë për t’u zgjedhur si pasues i të dorëhequrit, Josep Maria Bartomeu. Ish-presidenti i klubit katalanas, Laporta, është favoriti kryesor për t’i fituar zgjedhjet, sipas sondazheve.