Sport

Bashkimi zyrtarizon trajnerin e ri

Descriptive Text

Skuadra e Bashkimit ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Klubi nga Prizreni ka bërë të ditur se ekipin në pjesën e mbetur të sezonit do ta udhëheqë trajneri kroat Franko Sterle.

Trajneri kroat ka qenë pjesë e skuadra Zara ku është angazhuar si ndihmëstrajner që nga viti 2014.

Sterle do të udhëheqë ekipin në ndeshjen e së dielës ndaj Trepçës.

Bashkimi pas 21 xhirove të zhvilluara është në vendin e pestë me 31 pikë të tubuara.