Sport

Sahiti transferohet te Shibeniku për t’u bashkuar me vëllain

Sahiti transferohet te Shibeniku për t’u bashkuar me vëllain
 

Sulmuesi i krahut të djathtë, Suad Sahiti është lojtari më i ri i Shibenikut të Kroacisë. Futbollisti 26-vjeçar është transferuar si lojtar i lirë, ndërsa ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2023.

Ai te skuadra kroate do të bashkohet pas shumë vitesh me vëllain e tij, Emirin, që është i huazuar te Shibeniku.