Sport

Armend Budima zgjidhet kryetar i Federatës së shahut

Ish-kampioni, Armend Budima, anëtar KSH “Dardania” dhe i ish-kampionit “Expik”-u, është zgjedhur kryetar i ri i Federatës së shahut të Kosovës.

Kuvendi i rregullt zgjedhor i Federatës së shahut të Kosovës u mbajt sot në ambientet e Federatës së shahut në sallën e sportit “Adem Jashari” në Prishtinë, ku me shumicë votash u shpall kryetar Armend Budima, derisa kandidatë të tjerë ishin Faik Shatrin dhe Shehrije Gerbeshin.

Në Kuvend është zgjedhur edhe kryesia e Federatës në përbërje:

Armend Budima – kryetar

Nazmi Selmanaj – nënkryetar

Besim Uruçi – anëtar

Besnik Berisha – anëtar

Albert Ajroni – anëtar

Fatmir Gërguri – anëtar

Valmor Bardhi – anëtar

Emell Dilji – anëtar

Mahije Ismajli – anëtar