Dy reprezentuesit e Kosovës, Arbër Zeneli e Valon Berisha ishin rezervist te Reimsi që të dielën barazoi pa gola me Montpellierin.
Ndeshja i takoi xhiros së 27-të të kampionatit francez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZeneli në lojë hyri në minutën e 59-të në vend të Moussa Doumbia. Ndërkohë Valon Berisha në minutën e 74-t e zëvendësoi Nathanael Mbukun. Skuadra e dy kosovarëve renditet në vend të 13-të me 31 pikë nga 27 ndeshje.
Të shtunën Bersant Celina e kompletoi ndeshjen te Dijoni që humbi 4:0 nga PSG. Celina u ndëshkua me karton të verdhë.
Dijoni është i fundit me 15 pikë dhe po shkon drejt kategorisë së dytë.