Sport

Batatina: Meritat për fitore u takojnë lojtarëve, synojmë Evropën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se meritat për fitoren kundër Ballkanit u takojnë futbollistëve të tij. Llapi mposhti Ballkanin të dielën me rezultatin 1:0, ndeshje që i takoi xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll. Batatina ka theksuar se Drita, Ballkani dhe Prishtina nuk kanë skuadër më të fortë se Llapi.

Por, ai ka thënë se rezultatet e dobëta në stinorin vjeshtor kanë bërë që Llapi të mbetet jashtë garës për titull të kampionit. Megjithatë, ai thekson se Llapi do të marrë pjesë në garat evropiane për edicionin e ardhshëm. Llapi zë vendin e gjashtë me 26 pikë, ndërsa Ballkani bie në vendin e dytë me 45 pikë.

“Kemi mposhtur një skuadër ë fuqishme. Kemi luajtur për të mos pësuar gol dhe ta presim momentin për të shfrytëzuar gabimet e Ballkanit. Luajtëm mirë taktikisht dhe si ekip kompakt. Futbollistët e mi dhanë maksimumin dhe nëse vazhdojmë kështu nuk do të mungojnë as rezultatet. Meritat për këtë fitore i kanë lojtarët të cilët luajtën me gjitha forcat për Llapin. Podujeva është qytet i madh, qytet i futbollit dhe as Prishtina e as Ballkani dhe Drita nuk kanë forcë më të madhe se Llapi. Jam i bindur se me paraqitje të mirë si kundër Ballkanit do të arrijmë të dalim në Evropë”, ka thënë Batatina