Drita është duke fituar kundër Besës me rezultat 2:0, në ndeshjen e xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Brenda 15 minutave të parë të ndeshjes, Drita ka shënuar dy gola me sulmuesin e krahut, Xhevdet Shabanin. Për 1:0, Shabani e realizoi në minutën e 5-t. I njëjti lojtari shënoi edhe në minutën e 15-të nga gjuajtja e lirë.