Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli sytë kah Gerrardi për zëvendësimin e Kloppit

Liverpooli po monitoron situatën e Steven Gerrard për të zëvendësuar Jurgen Klopp, nëse Federata Gjermane thërret këtë të fundit për ta drejtuar ekipin kombëtar.

Mirror shkruan se DFB-ja po planifikon largimin e Joachim Low dhe zëvendësimin e tij me Kloppin, ofertë kjo që për ish-trajnerin e Dortmund do të ishte e parefuzueshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gerrard po kalon momente fantastike si trajner me ekipin e tij Ranger. Kjo i ka bërë përshtypje edhe pronarëve të Liverpoolit, të cilët po e përcjellin nga afër punën e legjendës angleze.