Sport

Boatengu po hetohet me dyshime se kishte rrahur ish të dashurën e ndjerë tashmë

Policia ka nisur hetimet ndaj futbollistit Jerome Boateng, pasi ish e dashura e tij është gjetur e vdekur, raporton “The Sun”.

Kasia Lenhardt 25-vjeçare, është zbuluar në apartamentin e saj pa shenja jete këtë muaj, ndërsa Boateng ishte në Katar me klubin e tij aktual Bayern Muenchen.

Në javën para se ajo të vdiste, Boateng, kishte njoftuar se është ndarë me modelen dhe nënën e një fëmije, pas 15 muajve së bashku.

Sipas raportimeve në Gjermani, mbrojtësi 32-vjeçar po hetohet për shkak për shkak të një lëndimi në laprën e veshit që kishte pësuar Kasia.

Pamjet e lëndimit ishin shpërndarë në rrjete sociale, para se të fshiheshin ato shpejt, pak para se Kasia të gjendej e vdekur në apartamentin e saj në Berlin.

Prokurorët në Mynih thonë se janë duke e hetuar Boatengun për sulm dhe lëndime trupore të shkaktuara ndaj Kasias në tetor të vitit 2019.

Fillimisht ato hetime ishin ndaluar në qershor, por Anne Lieding, nga zyra e prokurit të Mynihut ka thënë: “Procedurat janë rinisur më 10 shkurt të vitit 2021, pasi janë rishikuar informata të reja si pjesë e hetimeve për vdekjen në Berlin. Hetimet nuk kanë mbaruar”.

Kur çifti u nda, Jerome tha është koha t’i kërkojë falje të gjihëve që i ka lënduar, përfshirë ish të dashurën Rebecca dhe fëmijët e tyre.

Kasia ndërkohë kishte thënë se lidhja është mbaruar për shkak të gënjeshtrave të vazhdueshme të Jerome Boatengut.