Sport

Trepça mposht Rahovecin

Trepça mposht Rahovecin
 

KB Trepça ka vazhduar me fitore pas rifillimit të garave të Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra nga Mitrovica, ka triumfuar të mërkurën në palestrën “Mizahir Isma” ndaj Rahovecit me rezultatin 78:67. Për Trepçën, kjo është fitorja e tretë rresht që e ngrit në kuotën e 27 pikëve dhe pozitën e gjashtë në tabelë. Në anën tjetër, për Rahovecin kjo ishte disfata e pestë në pesë duelet e fundit në kampionat. Në këtë ndeshje te Rahoveci, debutoi trajneri nga Greqia, Fotis Takianos që javë më parë e zëvendësoi të larguarin Bujar Loci. Drilon Hajrizi me 19 pikë e tetë kërcime ka udhëhequr Trepçën drejt fitores derisa në këtë triumf kontribuoi edhe qendra Stavros Toutzaiarkis me “double-double” prej 18 pikëve e 12 kërcimeve. Te Rahoveci, vetëm dy lojtarë e përfunduan ndeshje me pikë dyshifrore. Isaiah Traylor dhe Alban Veseli shënuan nga 17 pikë për kokë.