Sergio Ramos mund të rikthehet nga lëndimi më shpejt se që ishte menduar.
Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, kapiteni i Real Madridit, mund të rikthehet në ndeshjen kundër Elches me 13 mars. Madje thuhet se mbrojtësi spanjoll do të jetë i gatshëm për ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve, ndaj Atalantas, që luhet me 16 mars. Ramos shkaku i lëndimit të pësuar në gju i është nënshtruar një operacioni.