Sport

Bellerini do të largohet nga Arsenali

Bellerini do të largohet nga Arsenali
 

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Hector Bellerin do të largohet nga skuadra e Arsenalit në fund të këtij edicioni. Mediumet angleze kanë njoftuar të martën se Bellerin ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në një klub tjetër dhe ka kërkuar nga krerët e Arsenalit ta nxjerrin në shitje. Madje, thuhet se Bellerin parimisht ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germainin, klub që pritet të bëjë ofertë zyrtare për transferimin e tij brenda pak muajve.

Bellerin 25-vjeçar këtë edicion ka 27 ndeshje dhe ka shënuar një gol e ka bërë katër asistime në të gjitha garat. Reprezentuesi i Spanjës ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2023.