Juventusi dhe Manchester City janë futur në garë për mesfushorin e Sassuolos, Manuel Locatelli përcjellë të hënën “Tuttosport”.
Bëhet e ditur se Locatelli në fund të këtij edicioni ka vendosur të largohet nga Sassuolo dhe Juventusi e City tashmë kanë bërë gati ofertat për kartonin e tij. Si te Juventusi, ashtu edhe te City po e shohin Locatellin si përforcim të duhur për mesfushën pas paraqitjeve fantastike këtë edicion në Serie A. Mesfushori 23-vjeçar është njëri prej lojtarëve kryesor te Sassuolo dhe në 21 ndeshje në kampionatin italian, ka shënuar dy gola dhe ka asistuar po aq herë.
Locatelli ka kontratë deri në vitin 2023 me Sassuolon, ekip që për të lënë të lirë mesfushorin po kërkon të paktën 40 milionë euro. Ai ka edhe gjashtë paraqitje me Përfaqësuesen e Italisë.