Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi rikthen interesimin për Locatellin

Sassuolo po synon të përfitojë nga shitja e Manuel Locatellit. Mesfushori italian arriti të ndihmojë Italinë të shpallet kampione e Evropës.

Paraqitjet e mira të Locatellit kanë bërë që Juventusi të rikthejë interesimin për të.

Krerët e klubit të Sassuolos janë të gatshëm ta shesin lojtarin në rast të ndonjë oferte mbi 30 milionë euro.

23-vjeçari ka kontratë me Sassuolon deri në vitin 2023. Locatelli ka luajtur në pesë ndeshje të Kampionatit Evropian.

Artikuj të ngjashëm