Enis Bardhi luajti për 81 minuta në barazimin që skuadra e tij Levante e shënoi në udhëtimin e vështirë tek Athletic Bilbao.
Bilbao nikoqir, barazoi me Levanten të enjten në mbrëmje 1:1, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit në Spanjë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte ndeshja e parë e gjysmëfinales, kurse ajo kthyese do të zhvillohet në muajin tjetër, më 4 mars.
I vetmuar në zonë, Gonzalo Melero shënoi për vizitorët i pari në minutën e 26-t. Por ishte poriteri Dani Cardenas që ndali fillimisht tentimet e Alex Berenguerit dhe Inaki Williamsit.
Megjithatë, presioni i vendësve vazhdoi ndërsa goli i barazimit erdhi në minutën e 58-t, me realizator Inigo Martinez.
Fituesi do të takohet në finale të Kupës së Mbretit me fituesin ndërmjet Barcelonës dhe Sevillas.
Ekipi andaluzian e fitoi ndeshjen e parë në shtëpi, me rezultatin 2:0.