Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bardhi me Levanten barazoi tek Athletic Bilbao në Kupë

Enis Bardhi luajti për 81 minuta në barazimin që skuadra e tij Levante e shënoi në udhëtimin e vështirë tek Athletic Bilbao.

Bilbao nikoqir, barazoi me Levanten të enjten në mbrëmje 1:1, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit në Spanjë.

Ishte ndeshja e parë e gjysmëfinales, kurse ajo kthyese do të zhvillohet në muajin tjetër, më 4 mars.

I vetmuar në zonë, Gonzalo Melero shënoi për vizitorët i pari në minutën e 26-t. Por ishte poriteri Dani Cardenas që ndali fillimisht tentimet e Alex Berenguerit dhe Inaki Williamsit.

Megjithatë, presioni i vendësve vazhdoi ndërsa goli i barazimit erdhi në minutën e 58-t, me realizator Inigo Martinez.

Edhe Levante merr një pikë të rëndësishme ndaj Espanyolit Sport Levante merr një pikë të rëndësishme ndaj Espanyolit

Fituesi do të takohet në finale të Kupës së Mbretit me fituesin ndërmjet Barcelonës dhe Sevillas.

Ekipi andaluzian e fitoi ndeshjen e parë në shtëpi, me rezultatin 2:0.