258 atletë janë diskualifikuar nga gjysmëmaratona në Shenzen të Kinës pasi kanë bërë me hile gjatë garës.
16 mijë persona kanë marrë pjesë në një prej 1 mijë maratonave që mbahen në Kinë vetëm sivjet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDisa prej hileqarëve i kanë rënë për shkurt maratonës, ndërsa disa të tjerë kanë paguar vrapues që të marrin pjesë në emër të tyre.
“Na vjen keq për shkeljen e rregullave gjatë garës. Vrapimi në maratonë nuk është vetëm ushtrim, por metaforë për jetën dhe çdo vrapues është përgjegjës për veten”, kanë thënë organizatorët pas garës.
Në videot e kamerave të trafikut shihen disa atletë duke i rënë shkurt për 3 kilometra të garës.
Në mashtrimet tjera, sipas Xinhuas, fotografitë nga gara shfaqin se dy vrapues kanë bartur të njëjtin numër.