Sport

City në garë për Lukakun

Manchester City ka shprehur interesim për sulmuesin Romelu Lukaku. Sipas mediave angleze, trajneri Pep Guardiola e dëshiron sulmuesin belg gjatë verës.

Lukaku po shihet si zëvendësues i Sergio Agueros, që do të largohet nga City në fund të sezonit.

Për sulmuesin e Interit, interesim ka shprehur edhe Paris Saint-Germani.

27-vjeçari këtë sezon ka shënuar 20 gola dhe tri asistime.

Ai u transferua tek Interi nga Manchester Unitedi në vitin 2019 për 75 milionë euro.

Lukaku ka kontratë me zikaltrit deri në vitin 2024.