Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Allegri refuzon Romën

Foto: Reuters

Massimiliano Allegri thuhet se ka refuzuar mundësinë ta marrë drejtimin e skuadrës së Romës.

Trajneri italian ishte lidhur me ekipin kryeqytetas, por thuhet se ka ndërruar mendje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mediat italiane kanë raportuar të shtunën se Allegri është duke pritur një ofertë nga skuadra e Real Madridit.

Madrilenët mund ta shkarkojnë trajnerin Zinedine Zidane, pas një ecurie të dobët në edicionin e ri.

Allegri thuhet se mund të jetë një ndër kandidatët që mund ta zëvendësojnë francezin te “Mbretërit”.

Allegri në të kaluarën ka drejtuar edhe Juventusin, Milanin dhe Cagliarin.