Sulmuesi i Koresë së Jugut, Hee-chan Hwang pritet të vazhdojë karrierën në Premier League, te skuadra e West Ham Unitedit kanë raportuar të enjten mediumet gjermane.
Bëhet e ditur se Hwang tashmë ka kërkuar largimin nga Leipzigu dhe këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i ekipit nga Bundesliga, Julian Nagelsmann.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo25-vjeçari nuk është i kënaqur me hapësirën e tij këtë sezon te Leipzigu dhe po kërkon të transferohet te West Hami, ekip që po ofron 20 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e tij.
Hwang këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim në nëntë ndeshje në të gjitha garat për Leipzigun, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.
Ai te Leipzigu u transferua para fillimit të këtij edicioni nga Salzburgu për dhjetë milionë euro.