Mesfushori Henrikh Mkhitaryan ka luajtur 24 ndeshje për Romën këtë sezon dhe kontrata e tij do të rinovohet automatikisht kur të regjistroj paraqitjen e 25 me ekipin italian.
Mediumet në Itali kanë raportuar se në kontratën aktuale të Mkhitaryanit që i skadon në fund të këtij edicioni është një klauzolë e veçantë që automatikisht ia rinovon kontratën edhe për një vit nëse ka 25 paraqitje këtë sezon.
Kështu që, Mkhitaryanit ky opsion do t’ia rinovojë kontratën me Romën këtë vikend pas ndeshjes kampionale me Veronën, në të cilën mesfushori armen pritet të jetë titullar i padiskutueshëm.
32-vjeçari këtë sezon krahas 24 paraqitjeve në të gjitha garat për Romën ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë po aq asistime.