Trajneri i Interit, Antonio Conte është dënuar me dy ndeshje nga gjykata sportive dhe nuk do ta udhëheqë ekipin e tij në dy ndeshje.
Conte ishte ndëshkuar me karton të kuq pas përfundimit të ndeshjes ndaj Udineses që përfundoi pa gola për shkak të protestave ndaj gjyqtarit kryesor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykata e Sportit ka marrë vendimin duke e diskualifikuar Conten për dy ndeshjet e radhës dhe me një gjobë prej 20 mijë eurosh.
Trajneri italian do të mungojë në ndeshjen e xhiros së 20-të në Serie A, ndaj Beneventos dhe atë të Kupës së Italisë kundër Milanit.