Sport

Mustafi diskuton largimin nga Arsenali

Mustafi diskuton largimin nga Arsenali
Foto: Reuters
 

Arsenalit do t’i largohet edhe një tjetër fitues i Kupës së Botës. Shkodran Mustafi është në bisedime për t’u larguar nga Arsenali para se t’i përfundojë kontrata, raporton “football.london”.

Ditë më parë u largua Mesut Ozil, ndërsa trajneri Mikel Arteta mendon të largojë edhe disa lojtarë tjetër. Mustafi e Ozil kanë qenë bashkë kur me Gjermaninë fituan Kupën e Botës në vitin 2014. Mbrojtësi shqiptar me Arsenalin ka kontratë deri në qershor të këtij viti.