Sport

Atletico vazhdon sigurt rrugën drejt titullit

Descriptive Text

Madrilenët e drejtuar nga Diego Simeone të dielën në mbrëmje mposhtën skuadrën e Valencias me rezultatin 3:1, në kuadër të xhiros së 20-t.

Mysafirët u duk se do të ishin kundërshtar i vështirë kur kaluan në epërsi në minutën e 11-t, me golin e shënuar nga Urosh Raçiq.

Sidoqoftë, ishin vendësit që iu gëzuan golit tjetër. Joao Felix barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 23-t.

Në pjesën e dytë, golat nga Luis Suarez në minutën e 54-t dhe Angel Correa në minutën e 72-t, vendosën epilogun final të këtij takimi që përfundoi 3:1. Suarezi i ka shënuar 12 gola në 15 ndeshjet e para në La Liga për Atletico Madridin që është starti më i mirë i një lojtari për një klub, që prej Cristiano Ronaldos që kishte shënuar 13 gola me Real Madridin në vitin 2010.

Atletico Madridi, me një ndeshje më pak të zhvilluar se ndjekësi i parë, prinë në tabelë me 47 pikë. Real Madridi është i dyti me 7 pikë më pak, ndërsa Barcelona është e treta me 37 pikë.

Valencia pozicionohet në vendin e 14. Pas 20 ndeshjeve ka po aq pikë.